PDK-ja tha se viti i parë i Qeverisë është karakterizuar me një paaftësi të plotë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha duke folur për punën një vjeçare të qeverisë së udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi që qeveria të këndellet dhe të ndërgjegjësohet për realitetin.
Duke e konsideruar si qeverisje me paaftësi të plota, Hoxha u shpreh se në asnjë fushë nuk është shënuar progres gjatë këtij viti.
Sipas deputetes së PDK-së, qeveria Kurti është treguar tërësisht e paaftë dhe tepër e ngadalshme edhe në raport me krizat që kanë prekur botën dhe vendin.
Prandaj, i ka bërë ftesë ekzekutivit që të këndellet dhe ndërgjegjësohet karshi realiteti me të cilin po përballet vendi.
“Një ftesë të sinqertë e sidomos kësaj qeveri që të këndellet e ndërgjegjësohet e të kuptoj realitetin në të cilin ndodhemi. Qëndrimi prej spektatori përderisa kriza dhe pasiguria shoqërore dhe ekonomike dhe trendi i largimit të të rinjve është kaq tragjik nuk është qëndrim i duhur, dhe nuk është as i arsyeshëm dhe as i mundur. Prandaj, ne kërkojmë që Qeveria të këndellet e të filloj të operoj pa kurrfarë kompleksi në raport me detyrat e saj…Kjo nuk është apel i yni si opozitë se do iu mbajmë llogaridhënës performancën tuaj, por këndellja juaj është nevojë sepse iu kemi përgjegjësi para qytetarëve”, theksoi ajo.
Hoxha tha se Qeveria Kurti ka treguar mungesë të vizionit për zhvillim dhe ka qenë refuzuese ndaj projekteve investuese.
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha para deputetëve të Kosovës kritikoi qeverisjes edhe në politikën e jashtme, për çka tha se udhëheqja e këtij dikasteri ka qenë në mënyrë më të padinjitetshme të mundshme./21Media

Back to top button