PDK-ja zyrtarizon kandidatin për Kamenicën

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Kamenicë, ka njoftuar se Muhamed Kallaba do të jetë kandidati i kësaj partie në këtë komunë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Kandidati u votua nga të gjithë të pranishmit, pa pasur votë kundër, njofton PDK.
Ky subjekt ka thënë se me Kallaban do t’u kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur qytetarëve të Komunës së Kamenicës dhe do të jetë oferta më e mirë për qytetarët./21Media

 

Show More
Back to top button