PDK kritikon Qeverinë Kurti: Dy vjet arsyetime, dy vjet dështime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka publikuar një video përmes të cilës e ka kritikuar qeverisjen dy vjeçare të kryeministrit Albin Kurti.

Krasniqi ka thënë se në këto dy vjet qeverisje, kanë qenë dy vjet me arsyetime dhe me dështime.

“’Sukseset’ e kryeministrit Kurti për dy vjet qeverisje. Dy vjet arsyetime – dy vjet dështime!”, ka shkruar Krasniqi krahas videomesazhit të publikuar në Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ‘mburrur’ sot me punën dy-vjeçare të qeverisjes së tij. Para kabinetit qeveritar të mërkurën, Kurti ka renditur të gjtha sukseset që sipas tij, kanë ndodhur gjatë dy vjetëve.

Kurti tha se për dy vjet kanë shkatërruar 14 laboratorë droge, tetë prej të cilëve në veri, teksa tha se kanë mbyllur 16 rrugë ilegale që përdoreshin për kontrabandë në veri.

Në dyvjetorin e marrjes së detyrës, Kurti ka thënë se Kosova nën udhëheqjen e tij ka pasur ‘ringjallje’ dhe ‘rikthim’.

Kryeministri ka përmendur edhe sfidat, pandeminë Covid 19, krizën energjetike dhe luftën në Ukrainë./21Media

Back to top button