PDK në Drenas anshkalon Ramiz Lladrovcin, i jep mbështetje Driton Ajazit

 

Dega e PDK-së në Drenas i ka dhënë mbështetje Driton Ajazit për të qenë kandidat për kryetar të kësaj komune, në zgjedhjet komunale, që pritet tëmbahen në vjeshtë. Këtë sonte e ka bërë të ditur vetë Ajazi përmes një shkrimi, me ç’rast ka theksuar se e vlerëson shumë besimin e degës së PDK-së.

“Sapo, mora mbështetjen nga strukturat e Degës së Partisë Demokratike në Drenas, për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë vitë! E vlerësojë jashtëzakonishtë shumë besimin e dhënë nga Dega e PDK-së në Drenas, që ti prijë këtij procesi shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarëve të Drenasit dhe presë mbështetjen edhe të kryesisë Qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, që ta konfirmojë kandidaturën time!”, ka shkruar ai në facebook.

Ajazi ka shtuar se besimi i dhënë nga Dega e PDK-së në Drenas, për të është përgjegjësi dhe privilegj.

Driton Ajazi udhëheq me nëndegën e PDK-së në fshatin Sankovc.

Kujtojmë që, komuna e Drenasit që nga viti 2016 drejtohet nga Ramiz Lladrovci. Këtë vit kjo komunë ka marrë vendin e parë për performancën më të mirë komunale./21Media

Back to top button