PDK: Osmani po e sulmon KQZ-në në stilin e Trump

 

Pas deklarartës së u.d të presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi.

Ai e ka akuzuar Osmanin se po e sulmon KQZ-në.

“Vjosa Osmani në stilin e Trumpit, duke e vazhduar sulmin ndaj KQZ-së. E natyrshme, nuk mundet ajo të mbroj një institucion kur vet është pjesë e orkestrimit.”, ka shkruar Bytyçi në Facebook.

Vjosa Osmani e ka quajtur të paprecedentë atë që ka ndodhur dje në mbledhjen e KQZ-së ku listat e kandidatëve për deputetë të disa partive nuk janë certifikuar. Osmani ka thënë se do të ndërmerr masa për nëse cenohet integriteti KQZ-së./21Media

Back to top button