DnV: Partitë politike kanë thyer rregullat e pandemisë

Kryeziu: Dënojmë ashpër linçimin që i është bërë Valdete Dakës

Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV) thotë se partitë politike kanë thyer rregullat e pandemisë, teksa bënë të ditur se ligji rregullon çështjen për certifikimin e kandidatëve.

Ismet Kryeziu nga DnV ka ftuar partitë politike që të respektojnë procedurat e përcaktuara nga institucionet përgjegjëse.

Ai në një konferencë për media ku ka shpalosur planin për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt, tha se si DnV dënojnë ashpër gjuhën linçuese ndaj kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës./21Media

Back to top button