Vizitorëve nuk u lejohet të dalin nga hapësirat e Disney pa një test negativ të Covid-19

Disney në Shanghai ka mbyllur brenda disa vizitorë, për shkak të masave të rrepta antiCovid në Kinë.
Vizitorëve u është thënë se nuk do të lejohen të dalin nga parku derisa testet e tyre për Covid-19 të rezultojnë negative.
Kjo vjen pasi në Shanghai u regjistruan dhjetë raste pozitive me koronavirus.
Kjo nuk është hera e parë që parku mbyllet papritur. Nëntorin e kaluar, 30 mijë njerëz u bllokuan brenda pasi autoritetet urdhëruan që të gjithë të testoheshin.
Pothuajse tri vjet pasi Kina raportoi rastin e parë të koronavirusit, autoritetet në të gjithë vendin vazhdojnë të vendosin masa të papritura dhe ekstreme në një përpjekje për të ndaluar çdo transmetim të virusit./21Media

Back to top button