PE kërcënon Turqinë

PE kërcënon Turqinë me anulim të bisedimeve për hyrje në BE

Parlamenti Evropian kërkoi sot që bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE të suspendohen, nëse Ankaraja kryen ndryshimet kushtetues, për të cilat qytetarët janë shprehur në referendumin në prill dhe përmes të cilave i janë zgjeruar kompetencat presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

PE, i cili ka ndikim të kufizuar në çështjen e anëtarësimit të Turqisë në BE, nuk ka hedhur poshtë propozimin e tij për ndalimin e bisedimeve për anëtarësimin turk në BE, si formë shkëmbimi në fushat tjera, transmeton Reuters.

Back to top button