Kaloni te përmbajtja kryesore

PE kërkon themelimin e komunave me shumicë serbe

Rezoluta votohet sot

Parlamenti Evropian u kërkoi autoriteteve në Prishtinë që “pa vonesë” të themelojnë Bashkësinë e komunave serbe në përputhje me marrëveshjen e arritur “me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”.

Eurodeputetet këtë e kanë theksuar në rezolutën për të cilën kanë debatuar, ndërsa sot pritet të votohet për të.

Deputetët e PE theksojnë se marrëveshjet e deritanishme në dialogun Prishtinë-Beograd duhet zbatuar dhe i bëjnë thirrje shërbimit evropian për çështje të jashtme, në krye të të cilit është Federica Mogherini që rregullisht të vlerësojnë se si dy palët po zbatojnë obligimet e tyre dhe për këtë t’i raportojnë PE./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button