PE shkarkoi nënpresidenten për shkak të akuzave për korrupsion

Parlamenti Evropian shkarkoi sot nga posti i nënpresidentes, Eva Kaili e dyshuar për korrupsion.
Për përfundimin e parakohshëm të mandatit të deputetes greke votuan 625 deputetë, një ishte kundër, ndërsa dy abstenuan.
Për të hequr Kaili nga pozicioni i njërit prej 14 nënkryetarëve të PE-së, kërkoheshin votat e dy të tretave të eurodeputetëve.
Kaili ishte mes katër personave të arrestuar dhe të akuzuar në Belgjikë gjatë fundjavës për akuzat se Katari u kishte dhënë para dhe dhurata për të ndikuar në vendimmarrje.
Ata do të dalin nesër në gjykatë. Kaili i ka mohuar akuzat, ashtu si edhe Katari.
Nga e premtja deri dje, hetuesit belgë kryen 20 kontrolle për shkak të hetimit për pastrim parash dhe korrupsion në PE./21Media

Back to top button