Peach largohet nga Kosova me një mesazh për Asociacionin

Pas përfundimit të vizitës së tij në Kosovë, Emisari i Kryeministrit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka  dhënë mesazhe përmes një video përmbledhëse të takimeve dhe ka dhënë disa mesazhe.

Ai ka siguruar se Mbretëria e Bashkuar në vazhdimësi përkrah pavarësinë dhe sigurinë e Kosovës.

Derisa ka përmendur sulmin e  24 shtatorit në Banjskë, Peach ka thënë se ka dëgjuar me vëmendje shqetësimet e ngritura gjatë takimeve dhe ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar pret që autorët të mbahen përgjegjës.

Ai ka thënë se të njëjtin mesazh e ka dhënë edhe në Serbi.

Emisari britanik ka porositur se procesi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kontekst të implementimit më të gjerë të marrëveshjeve që janë arritur përmes dialogut të BE-së është pjesë e rëndësishme e përpjekjeve eksiztuese për të ecur përpara./21Media

Back to top button