Peci: Armatimi dhe mobilizimi ushtarak i Serbisë nënkupton më shume trupa ushtarake të NATO-s për të siguruar paqe dhe stabilitet rajonal

Analisti politik Lulzim Peci ka thënë se Beogradi tani është duke pergatitur sherbimin e detyrueshem ushtarak prej katër muajve.

Sipas tij kjo politikë e Serbisë përveç që ka për qellim përgatitjen masive të popullatës për situata luftarake, do të ndikoj edhe në emigrimin e të rinjeve shqiptare nga Lugina e Preshevës, pasi edhe ata do te detyrohen të janë pjesë e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, transmeton rtv21.tv.

“Armatimi dhe mobilizimi ushtarak i Serbise nenkupton edhe me shume trupa ushtarake te NATOs ne rajon per te siguruar paqen dhe stabilitetin rajonal”, ka shkruar Peci në Facebook.

Duke shtuar se përveç politikës në Prishtinë dhe Tiranë, perëndimi duhet ta ketë në vemendje të plotë ate se çfarë është duke bërë Serbia në këtë fushë./21Media

Back to top button