Cameron falënderon liderët shqiptarë pas takimit, jep detaje nga vizita e tij në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, David Cameron ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë dhe takimin me liderët politik të vendit.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë Cameron u takua me Kryeministrin, Albin Kurti, Presidenten, Vjosa Osmani dhe Ministrën e Punëve të jashtme, Donika Gërvalla Schwarc, me të cilët ka diskutuar për mundësinë e ruajtjes së stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Pas përfundimit të vizitës në rrjete sociale ai ka shkruar se Britania është krenare me partneritetin e saj të vazhdueshëm me Kosovën, dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ofron në pavarësinë e saj.

Ai ka falënderuar të gjithë për takimet dhe mikëpritjen, transmeton rtv21.tv.

“Faleminderit Ministëre e Jashtme @gervallaschwarz, Presidente @VjosaOsmaniPRKS dhe kryeministër @albinkurti për takimin me mua për të diskutuar se si mund të punojmë së bashku për të ruajtur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Cameron në platformën X./21Media

Back to top button