Peci: Armatimi i gjetur në Veri ka lidhje me Serbinë
Ish ambasadori Lulzim Peci në “Click” në Rtv21, ka thënë se armatimi i gjetur në veriun e vendit ka lidhje me Serbinë.
“Këtu kemi uniforma të ndryshme të cilat jo domosdoshmërishtë janë edhe uniforma standarde të ushtrisë së Serbisë, ka edhe uniforma tjera, krejt këto shpenzime, uniforma dhe armatim janë bërë në një plan të caktuar, kush e ka urdhëruar këtë, pse është bërë ky plan, qfarë qëllimi ka. Kur të zbulojmë këto elemente, shpresoj që rasti i Ibër Lepencit do të mundësojë edhe një hetim më të thellë edhe të rastit të Banjskës, se këto dy raste për mua janë të ndërlidhura”, tha Peci.
Sa i përket vazhdimësisë së rastit të Banjskës me atë të Ibër-Lepencit, Peci tha se mund të jenë raste të vazhdueshme
“Ibër Lepenci mundet me qenë vazhdimësi e Banjskës, mundet me qenë edhe një element të ndonjë grupi të vogël që punon drejt për së drejti në bazë të inflirtuar prej shërbimeve intelegjente ruse. Ky armatim nuk ka lidhje me Rusinë është prej Serbisë, akti këtu mundet me qenë i asaj”, tha Peci në “Click” në Rtv21. /21Media
Ndiqeni intervistën për më shumë detaje: