Peci: Të gjithë duhet ta dinë që asnjë vend nuk mundet me u zhvillu duke i qenë i izoluar

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 tha se Kryeministri Albin Kurti dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza kanë dallim shumë të madh.

Peci ndër tjera tha se, kushdo që i fiton zgjedhjet duhet ta dijë që asnjë vend nuk mundet me u zhvillu duke i qenë i izoluar.

”Dallimi shumë i madh, më së pari si profil politik, Hamza është politikan shumë i matur një politikan i cili është treguar shumë i matur dhe i menqur duke e pasur parasysh situatën në veri të vendit, janë dy personalitete të ndryshme dy pikpamje krejt tjera për ekonomi dhe zhvillim të vendit. Deri sa unë e kuptoj kryeminsitrin Kurtin që e ka një qasje më majtiste, për këtë kushdo që vjen në pushtet duhet ta dijë që asnjë vend nuk mundet me u zhvillu duke i qenë i izoluar”, tha Peci./21Media

Back to top button