Kaloni te përmbajtja kryesore

Nikaj: Ekonomia gjatë katër viteve me qeverisje nga Kurti ka stagnuar

Sekretari për marrëdhënie ndërkombëtare Bernard Nikaj, në emisionin “Click” në RTV21, në lidhje me ekonominë e vendit ka thënë se gjatë katër viteve të qeverisjes Kurti ky sektor ka stagnuar.

“Të bëjmë dallimin esencialë në mes të kandidatëve, aktiviteti ekonomik në Kosovë ka stagnuar në katër vitet e qeverisjes Kurti. Do të thotë baza e zhvillimit ekonomikë është rritja e aktivitetit ekonomikë në vend, fillimisht atë që do të mund të bëjë qeveria është që të implimentojë projektet e veta kapitale dhe një investim i shtuar nga ana e qeverisë ka si rrjedhojë një investim të shtuar nga sektori privat”, tha Nikaj.

Tutje sa i përket kandidatit për kryeministër nga PDK, sipas tij Bedri Hamza për zhvillimin e pagave është i vetmi nga kandidatët që ka bagazh në ekonomi.

Fillimisht duhet të bëjmë një dallim esencial në mes të kanditatit të Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, dhe kandidatëve tjerë të partive tjera për kryeministër. Kur vjen qështja tek rritja e pagave dhe tek zhvillimi ekonomik, Hamza është i vetmi kandidat i cili e ka një bagazh të prodhuar të cilat ato që i thotë i mendon dhe i llogaritë dhe i zbaton”, tha Nikaj në “Click”. /RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button