Peci del me shifra pasi konstatoi se Kosova e siguroi “bukën e motmotit”

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka shkruar sërish në Facebook se “sipas analizave për konsum”, Kosova e ka siguruar bukën e motmotit.

“📈Sipas analizave për konsum, një qytetar në Kosovë konsumon në ditë mesatarisht prej 250 deri 300 gram miell. 🌾Për 365 ditë kjo i bie 140 deri 150 kg grurë. ☀️150 kg x 1.75 milion banorë = 262 mijë tonë grurë. 🌾67 kilogramë grurë në vit është mesatarja botërore për kokë banori”, shkroi Peci.

Sipas ministrit, “Kosova ka importuar vitin e kaluar 139 000 ton me grurë”.

“🌾E këtë vit, toka e bekuar e Kosovës, minimalisht po i prodhon 140 000 deri 150 000 ton më shumë se vitin e kaluar!”, shkroi ai.

“📈Ne kemi të dhëna të sakta për çdo hektar të mbjellë. Në këtë llogaritje nuk përfshihen sipërfaqet nën 1ha që ne si Ministri nuk i subvencionojmë”, shtoi ministri.

Ai shkroi se “Suksese të Kosovës duhet t’iu gëzohemi që të gjithë”.

“🍀Xhelozia e smira dëmtojnë rëndë shëndetin! 😉 Do punue koka, me prodhue toka!🤷 Kur ska hajni, Zoti dërgon begati!”, shkroi Peci.

Të shtunën, ministri publikoi edhe një video duke korrë grurë, për të njoftuar për “rekord të rendimentit të grurit”.

Back to top button