Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova dhe Shqipëria me kontrolle të përbashkëta në pikëkalimet kufitare

Ministria e Punëve të Brendhshme ka njoftuar ministri Xhelal Sveçla me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla, do ta vizitojnë nesër nga ora 13:00 pikën kufitare në Qafë Morinë.

Ata do të nënshkruajnë Protokollin për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.

“Me këtë rast, nga dy ministrat do të bëhet edhe nënshkrimi i Protokollit për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button