Peci: Draft statuti i Asociacionit është hartuar nga ekspertët austriakë e gjermanë

(Lajm i përditësuar)


Nikaj: Në të gjitha sondazhet e kemi parë në vazhdimësi një rritje të PDK-së

‘Në të gjitha sondazhet ne kemi parë në vazhdimësi një rritje të PDK-së dhe kemi pasur  për më mirë një përputhje mes asaj që qytetarët mendojnë për çështjet e caktuara’‘, kështu tha Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 duke folur për planin e PDK-së për zgjedhjet e ardhshme.

Nikaj tha se PDK-ja është duke përgaditur alternativa të qarta qo do t’i adersojnë te qytetarët.


Nikaj: Kurti nuk ka parime, po i humb kohë Kosovës

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me qeverisjen e tij po i humb kohë Kosovës.

Kryeministri nuk ka parime, kreyministri i beson pushtetit dhe asgjë tjetër këtë e tregojnë faktet dhe nuk është e rëndësishme se çfarë themi në si opozitë. Kryeministri po i humb kohë Kosovës”, tha Nikaj.

Ai ndër tjera tha se PDK-ja do ia kthej ”kohën Kosovës në zgjedhje”, për çka tha se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje, ”nuk i ikim zgjedhjeve ne i kërkojmë”.


Vendimi i Qeverisë për Manastirin e Deçanit, Nikaj: Vendim i detyruar nga Bashkësia Ndërkombëtare

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit.

Nikaj tha se zbatimi i këtij vendimi i ka ardhë koha në qeverisjen Kurti, teksa shtoi se është hap i duhur, por i vonuar.

Kosova nuk guxon të jetë një shtet i cili vendimet e Gjykatës së vet Kushtetuese duhet të na kushtëzojë një organ tjetër ndërkombëtarë të na kushtëzojë”, tha Nikaj.


Nikaj: Nuk besojmë që kjo Qeveri ka aftësi menaxhuese për të çuar çfarëdo procesi përpara

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 tha se opozita dhe opinoni publikë në Kosovës për dialogun infromohet nga burimet tjera dhe asnjëherë nga vet Kurti.

Opozita dhe opinoin publik në Kosovë për dialogun që nga fillimi i kësaj qeverisje, informohemi nga ndërkombëtarët apo burimet tjera, asnjëherë nuk është informuar saktë, drejtë dhe në kohë nga Kurti”, tha ndër tjera Nikaj.

Ai tutje shtoi se, ”Nuk besojmë që kjo Qeveri ka aftësi menaxhuese qeverisëse për të çuar çfaro procesi përpara”, tha Nikaj.


Nikaj: E gjithë bota po provon të flet me dikë në Kosovë, ekspertët po priten nga Qeveria

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 tha se qasja e Qeverisë së Kosovës me ekspertët që janë marrë me haritmin e draft statutit, është tragjike.

E gjithë bota po provon të flet me dikë në Kosovë e ata që duhet të flas nuk po flasin me ta dhe kjo është tragjedia e Qeverisë së tashme që ne e kemi, ata ekspertë që kanë qenë në Kosovë janë takuar me të gjithë, përveç me Qeverinë që nuk ka pranuar t’i takojë”, tha Nikaj.


Peci: Dokumenti suprem mbi të cilat është bazuar Asociacioni është Kushtetua e Kosovës

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 tha se në bazë të interpretimit të atyre që e kanë shkruar draft statutin e Asociacionit dokumenti suprem mbi të cilën është shkruar ky draft është Kushtetua e Kosovë.

‘Mbi të gjitha dokumenti suprem mbi të cilat është bazuar Asociacion në bazë të interpretimit të atyre që e kanë shkruar është Kushtetua e Kosovës, dokumentet relevante të Këshllit të Evropës për qeverisje lookale kanë qenë ligjet në Kosovë”, tha ndër tjera Peci.


Peci: Draft statuti i Asociacionit është hartuar nga ekspertët austriakë e gjermanë

Në ”Click’ të RTV21 Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci tha se draft statuti i Asociacionit është hartuar nga ekspertët austriakë e gjermanë.

Peci tha se është takuar me këtë ekip dhe se halli i këtij ekipi draftues ishte mos komunikimi me Qeverinë e Kosovës.

Brengat e këtij ekipi bashkë me ekipin e Lajçak se QEveria nuk ka dërguar asnjë komenet sa i përket draftit, ata ishin në një telashe të madhe se nuk kishte komunim me Qeverinë, kjo vetvetiu tregon një pa interesim që mendoj se i bën dëm Kosovës”, tha Peci.


Peci: Diplomacia amerikane nuk ka hequr dorë nga Qeveria, Kosova vazhdon ta ketë një derë të hapur

Në ”Click’ të RTV21 Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci tha se Escobari sot e ka bërë të qartë se ku qëndron SHBA në raport me dy institucioneve kyqe të Kosovës.

Dimplomacia Amerikane nuk ka hequr dorë nga Qeveria, sepse është Qeveria ajo që duhet ta bëjë zbatimin e marrëveshjes”, tha Peci ndër tjera.

Peci ndër tjera ka shtuar se Kosova vazhdon ta ketë një derë të hapur me Bashkësinë Kombëtare.


Nikaj: Kurti çdo javè ka qëndrime të ndryshme për marrëveshje

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 foli për situatën politike në të cilën ndodhet Kosova.

‘Asnjë veprim nga marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit nuk është implementuar në praktikë”, tha Nikaj.

Ai tutje shtoi se kjo situatë është problematike si për Kosovën, Serbinë por edhe për ndërkombëtarët.

Lidhur me këto marrëveshje Nikaj shtoi se ”Kurti çdo javè ka qendrime të ndryshme për marrëveshje”.


Peci: Vizita e Escobarit është një përpjekje për ta rikthyer dialogun në binarë

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 tha se vizita e Emisarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Kosovë është një përpjekje për ta rikthyer dialogun në binarë, përçka thotë se ka pak ”shpresa që do të ndodhë”.

‘Një vizitë për menaxhimin e krizës dhe tensioneve në veri”, tha ndër tjera Peci.

Back to top button