Kaloni te përmbajtja kryesore

Peci: E thotë vet Grenelli, Kurti nuk është partneri i tyre i dëshiruar

(Lajm i përditësuar)


Peci: E thotë vet Grenelli, Kurti nuk është partneri i tyre i dëshiruar

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 vlerësoi se kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti nuk është partneri i dëshiruar i administratës Trump.

“Ky momentum (fushata elektorale në Kosovë) nuk është zgjedh nga zoti Grenell në mënyrë të rastësishme, ai ka qëndru deri tani i heshtur, bile disa militantë të VV-së u entuziasmuan se tha se Grenelli i ka fshirë disa tweet në lidhje me Kurtin edhe u munndojshin me plasu sikur Grenelli me demek po i laritet Kurit, deri në këtë gjendje e prunën këtë narrative , mirëpo sot e morën shuplakën që e tregon qëndrimin e vërtete, ky moment nuk është zgjedhur rasisht. Një gjë duhet ta kemi parasysh ajo është publike e thotë vet Grenell Kurti nuk është partneri i tyre idëshiruar as tash as pas zgjedhjeve , e nëse i bëhet partner i padëshiruar për shkak të zgjedhjeve ose interlekotor jo partner e mandej  e kqyrim kah po shkojmë”, tha Peci


Peci: Marrëveshja e Washingtonit do të kthehet

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në emisionin “Click” tha se gjatë administratës Trump mund të rikthet marrëveshja e Washngtonit.

“Unë besoj se Marrëveshja e Washingtonit nuk ka me u gjujt në ujë ka me u rikthy , ku me pas fatin me u rikthy ajo marrëveshje sidomos pjesa e gazit dhe infrastrukturore e çka ka qenë aty, duke përfshirë edhe rregullimin e çështjes së menaxhimit të Liqentit të Gazivodës a po të Ujmanit si e themi ne sepse aty nuk ka të bëj me përralat se i thojshin nën ujë është toka e mbaj mend çka folke aso kohë Kurti, por ka të bëj me menaxhimin ndërkombëtar të ujërave edhe ne fort mirë e dijmë se në bazë të cilit model është ndërtuar propozimi amerikan i cili as nuk është shqyrtu nga qeveria Kurti, por është hedhur në shportë”, tha ai se kthimi i projektit të gazit do të ishte më e mira por që sipas tij është e vështirë aktualisht.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u nënshkrua më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump.

Dy versione të dokumenteve për palën e Kosovës dhe atë të Serbisë, i kanë nënshkruar kryeministri i atëhershëm i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti aktual i Serbisë Aleksandar Vuçiq.


Peci nuk përjashton mundësinë se Trump mund të tërheq KFOR-in amerikan nga Kosova

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 nuk përjashtoi mundësinë që presidenti Trump të tërheq trupat ushtarake amerikane nga Kosova.

Ai tha se Kosova është një vend potencial për vatër krize,e  po ashtu Bosnja e Mali i Zi.

“Këto çështje edhe pse nuk janë të prioritetit të lartë strategjik, unë besoj se administrate e zotit Trump do tentojë t’i mbyll sa më shpejt . Por ne nëse nuk dëshirojmë që të jemi bashkëpunues ata edhe mund të tërhiqen edhe mund të thonë urdhëroni vazhdoni si shtet Sovran edhe grahni punëve të juaja në qofshi të zotët me iu grah vet”, tha Peci.

AKur u pyet se për çfarë tërheqje bëhet fjalë, diplomatike apo politike, Peci tha edhe ushtarake

“E largon (KFOR-in nga Bonsteel), se çfarë obligimi ka Amerika me na mbrojt neve e na me bo hajgare me mbrotjen amerikane.. ai thotë  gjitha këto pare po i harxhoj e po fleni qetë në shtëpitë tuaja e ju po bëni hajgare me mua . Unë besoj se administrata e re nuk do të jetë fleksibile.”, tha Peci.


Peci për deklaratën e Grenell: Konstatoi atë se çfarë ka ndodhur gjatë presidencës së Biden

Ish diplomati Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 komentoi  deklaratën e Richard Grenell i cili kritikoi  e kryeministrit aktual Albin Kurti.

Peci tha se Grenell e konstatoi atë se çfarë ka ndodhur gjatë presidencës së Biden.

“Unë mendoj se deklarimet tani të VV-së e posaqërisht çfarë tha Konjufca janë për keqardhje, pikë së pari se Vetëvendosja nuk mbet pa u anku për asnjë administratë amerikane, e pat akauzuar administratën e parë të zotit Trump që ka bërë grushtet në Kosovës e tash e kritikon administratën e Obamës, se bash lidhje nuk kanë se çfarë ka bërë kjo administratë sidomos kur zonja Clinton ka qenë sekretare e shtetit edhe pastaj qohen e kritkojnë administratën e Biden.”, tha Peci duke shtuar se qeveria aktuale e Kosovës ka përgjegjësi të madhe pasi që sipas tij i ka humbur katër vite  të administratës Biden pa ecë përpara.

Ai tha se vetmja qeveri zyrtare që ka pasur kjo qeveri në Washington ishte në vitin 2021.”Kur bashkë me presidenten osmani shkuan ne Departamentin e Shtetit dhe diskutuan me Blinken”, tha Peci, duke shtuar se shefe e atij delegacioni ka qenë Osmani e jo Kurti.

Derisa dje foli mbi një koment të kryeparlamentarit Glauk Konjufca për ish-administratën Joe Biden dhe Barack Obama, Richard Grenell sot në një status të ri në X, pati një kritikë tjetër për politikat e kryeministrit aktual Albin Kurti.

“Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën vuajtën gjatë presidencës së Joe Biden. Departamenti i Shtetit i Biden dhe Shtëpia e Bardhë kritikuan veprimet dhe paaftësinë e Kurtit për të rritur ekonominë e Kosovës. Kurti zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme. Ai solli marrëdhëniet Kosovë-SHBA në një pikë të ulët. Ai u dënua nga udhëheqësit evropianë, NATO dhe ekipi i Joe Biden”, ka shkruar Grenell./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button