Peci i jep afat deri në shtator AAK-së për ta liruar objektin, partia po shqyrton kërkesën

Ministria e Bujqësisë i ka caktuar afat prej 180 ditë (deri në shtator të këtij viti) Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për ta liruar objektin në të cilin gjenden aktualisht.

Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i AAK-së Kushtrim Xhemail,.

Ai po ashtu tha se ky subjekt politik po shqyrton aspektin juridik të kësaj kontrate.

“Sot e kemi pranuar një kërkesë nga Ministria e Bujqësisë për shkëputjen e njëanshme të kontratës së qirasë e cila është nënshkruar më datë 20.11.2023, sipas kushteve të parashtruara nga vetë Ministria. Jemi në shqyrtim të aspektit juridik të kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të ju njoftojmë për veprimet e radhës. Për korrektësi, bashkëngjitur gjeni kontratën e lidhur mes AAK-së dhe Ministrisë së Bujqësisë, e përpiluar nga vetë ministria, për shfrytëzim të objektit.”, tha Xhemaili.

Ai po ashtu ka bërë publike edhe kontratën që Ministria e Bujqësisë dhe AAK-ja kanë bërë lidhur me shfrytëzimin e objektit me qira./21Media

4848 – Kontrate MBPZHR – AAK (1)

 

 

Back to top button