Peci: Marrëveshja në Bruksel të nënshkruhet edhe nga SHBA e BE, sikurse në Rambuje

Analisti dhe themeluesi i KIPRED, Lulzim Peci tha se Marrëveshja s’bën të pranohet pra u nënshkruar, duke shtuar se Serbia përmes mosnënshkrimit po tenton të trajtojë Marrëveshjen sikurse Pakon e Ahtisarit, pra që të marrë çfarë të dojë dhe të tjerat të mos i zbatojë.

“Mirëpo, në anën tjetër mendoj se edhe nënshkrimi i dy palëve nuk është i mjaftueshëm. Këtë së paku na tregon edhe përvoja e deritanishme e negociatave, pasi ato i kanë nënshkruar shumë marrëveshje të cilat nuk i kane zbatuar, duke përfshirë këtu edhe asociacionin. Prandaj ajo duhet të nënshkruhet edhe nga garantuesit e saj, në mënyrë që ajo të zbatohet.”, shkroi Peci.

Lulzim Peci përmendi se Marrëveshja e Rambujesë ishte nënshkruar dhe nga ambasadorët Hill dhe Petritch, në emër të SHBA-së dhe BE-së, dhe më pas u morën masa radikale pasi Serbia nuk e nënshkroi

“Tani për tani nuk jam duke pa se kjo është duke ndodhur në Bruksel, dhe deri sa të ndodhe kjo, amullia do të vazhdojë edhe nëse eventualisht këtë marrëveshje nënshkruhet nga Serbia, pasi ajo mund të gjejë arsyetim se Kosova nuk e ka zbatuar marrëveshjen për asociacion që 10 vite, kështu që edhe unë do t’ia bëjë njëjtë. Prandaj, BE-ja dhe SHBA-të duhet të marrin tani hapa vendimtare për detyrimin e palëve për zbatimin e marrëveshjes, përndryshe konfliktin e kemi në derë të shtëpisë.”, shtoi analisti kosovar
.
Sipas tij karrotat nuk i kryejnë punë cdo kujt, prandaj shkopi është zgjidhja me reale, dhe për këtë tavolina suedeze është shumë e vogël për mënyreë e perëndimit!/21Media

Back to top button