Peci: Për dy javë u proceduan për pagesë 24.9 milionë euro për bujqit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvilllimit Rural, Faton Peci njoftoi se për një periudhë dy javore MBPZhR-ja ka proceduar për pagesë gjithsej 24.9 milionë Euro për bujqit përfitues në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022/ Subvencione.
“Javën e kaluar është mbyllur procesi i aplikimit për programin e zhvillimit rural apo siç njihet programi i granteve, në bashkëpunim me përfaqësuesit e shoqërisë civile ne kemi bërë një shpallje publike, të hapur për të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile, njohës të fushave të cilët dëshirojnë të japin kontribut dhe ne i ftojmë që të jenë pjesë e procesit të monitorimit në programin i cili hap një shifër mbi 26 milionë euro në kuadër të programit të granteve. Kam potencuar se java e tretë e gushtit do të jetë javë e fillimit të procesimit të mjeteve në kategorinë e subvencioneve dhe ne tashmë kemi filluar për një periudhë dy javore ne kemi arritur që të distribuojmë gjithsej një shifër monetare prej 24.9 milionë euro për bujqit e Republikës së Kosovës të cilët kanë aplikuar në programin e pagesave direkte për vitin 2022. Gjithsej përfitues deri në këtë fazë janë 16 mijë e 593 aplikues”, tha Ministri Peci.
Peci bëri të ditur po ashtu se ka nisur procesi i pagesave direkte.
“Ne kemi filluar procesin e pagesave direkte, mirëpo me qëllim që të mos vonohemi në proces të distribuimit të mjeteve kemi përcaktuar datën 2 shtator, në të cilën të gjithë fermerët që janë kutivues të kulturës së grurit, për shkak se programi për pagesa direkte për vitin 2022 në kategorinë e kulturës së grurit është një përkrahje e katërfishtë. Sa i përket rendimentit apo përkrahjes me 3 cent për secilin kilogram të grurit ne kemi caktur datën 2 shtator, andaj të gjithë fermerët që kanë qenë kultivues të grurit të deponojnë dëshmitë e tyre tek drejtoritë komunale për bujqësi, deri me datën 2 shtator dhe atë dëshmi ta procedojmë në ministrinë e bujqësisë dhe ne do të realizojmë një pagesë të veçantë për të gjithë ata fermerë që vendosin të deponojnë sasitë e grurit tek mullistët”, tha Peci./21Media

Back to top button