Peci thotë se Osmani po kërcënohet me jetë

 

 

U.d e presidentit, Vjosa Osmani është kërcënuar përmes një komenti në rrjetet sociale, kështu ka bërë të ditur këshilltari i saj, Faton Peci.

“Fushata e egër kundrejt u.d. Presidentes ka që një kohe te gjate që po përcillet edhe me kërcënime me jetë. Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja”, ka shkruar ndër tjera Peci në Facebook.

Në fotografitë që i ka bashkangjitur Peci në postim Osmani kërcënohet me fjalët “Trutë në tokë t’i kisha qit”.

Peci ka thënë se Osmani nuk i frikësohet kërcënimeve “Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë”.

Fushata e egër kundrejt u.d. Presidentes ka qe nje kohe te gjate qe po percillet edhe me kercenime me jete.

Të gjithë…

Posted by Faton Peci on Wednesday, January 27, 2021

 

Rasti nuk dihet nëse është paraqitur në polici. Portali rtv21.tv këtë pyetje ia ka drejtuar Pecit por, edhe policisë megjithatë ende nuk ka marrë përgjigje./21Media

Back to top button