Pedagogë e studentë nga FARSH, vizitojnë KDS-në

Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ishin për vizitë pedagogët dhe studentët e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) nën udhëheqjen e gjeneral brigade Ylli Pulaj.

Këtë e ka bërë të ditur FSK përmes një postimi ku thuhet se komandanti i KDS-së, gjeneral brigade, Jeton Dreshaj me grupin komandues njoftoi dhe bashkëbisedoj me studentet e Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të FARSH mbi të arriturat dhe aftësitë e KDS-së, kërcënimet dhe rreziqet dhe rolin e lidershipit ushtarak në përballje me sfidat e sigurisë globale dhe rajonale.

“U theksua fuqishëm nga të gjithë pjesëmarrësit se vetëm duke shkëmbyer përvoja dhe bashkëpunuar ngushtë në procesin e edukimit, përgatitjes profesionale dhe ushtrimeve të përbashkëta mund të rrisim ndërveprueshmërinë dhe operacionalitetin”, ka shkruar FSK në “Facebook”./21Media

Back to top button