Peja edhe sonte po përballet me vërshime

Qyteti i Pejës po përballet me vërshime, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, që kanë vazhduar pasditen e së martës, në pjesën perëndimore të Kosovës.

Vendet që janë përshirë nga vërshimet janë qendra e qytetit dhe qendra zejtare.

 

Zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj ka thënë për portalin rtv21.tv se për momentin ka filluar të qetësohet gjendja.

“Është një pjesë kah Fidanishtja, por tani shumica është rregullu”, ka thënë Zekaj./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button