Pejë, 28 pacientë me COVID-19 në oksigjeno terapi

 

 

 

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 43 pacientë me COVID-19, 3 prej tyre në respirator, 28 pacientë në oksigjeno terapi dhe 11 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.

Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 1 mjek, 4 infermierë dhe 2 punëtor të shërbimeve teknike.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë./21Media

Back to top button