Pejë, mbahet Kampionati i Kosovës për Senior në xhudo

Sot(17 dhjetor) në Qendrën Nacionale të xhudos në Pejë është mbajtur Kampionati i Kosovës për Senior të rinjë (U23).
Ky Kampionat është organizuar nga Federata e xhudos e Kosovës në bashkëpunim me klubin e xhudos “Ippon” nga Peja.
Kampionati është zhvilluar për Senior të rinjë (U23).
Pjesmarrës kanë qenë këto klube:
1.Klubi i xhudos “Ippon”
2.Klubi i xhudos “Trepça”
3.Klubi i xhudos ”Llapi”
4.Klubi i xhudos “Polici”
5.Klubi i xhudos “Sankaku”
6.Klubi i xhudos “Kastrioti”
7.Klubi i xhudos “Prishtina”
Sipas njoftimit, prezent ishin edhe Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi dhe trajneri më i mirë në botë Driton Kuka, të cilët i përcollën ndeshjet nga afër.
Klubi më i suksesshëm me 11 medalje të arta, 3 të argjendta dhe asnjë të bronztë u shpall Klubi i xhudos “Ippon” Pejë, me 2 medalje të arta, 1 të argjendtë dhe asnjë të bronztë në vendin e dytë u radhit Klubi i xhudos “Polici” Prishtinë, me 1 medalje të artë, 1 të argjendtë dhe 1 të bronztë në vendin e tretë radhitet Klubi i xhudos “Trepca” Mitrovicë dhe me asnjë të artë, 2 të argjendta, dhe 1 të bronztë në vendin e tretë radhitet Klubi i xhudos “Kastrioti” Ferizaj.
Vendet e para sipas kategorive:
Meshkujt
Kategoria -60 kg
1.Andi Reshitaj ”Ippon” Pejë
Kategoria -66 kg
1.Majlind Ferati “Trepca” Mitrovicë
Kategoria -73 kg
1.Loris Sharapolli ”Ippon” Pejë
Kategoria -81 kg
1.Dardan Cena ”Ippon” Pejë
Kategoria -90 kg
1.Arbër Kullashi “Ippon” Pejë
Kategoria -100kg
1.Rios Kuka ”Ippon” Pejë
Kategoria +100kg
1.Shpati Zekaj “Ippon” Pejë
Femrat
Kategoria -48 kg
1.Sidorela Dodaj “Ippon” Pejë
Kategoria -52 kg
1.Sara Osmani ”Polici” Prishtinë
Kategoria -57 kg
1.Bleona Gërxhaliu ”Polici” Prishtinë
Kategoria -63 kg
1.Dëbora Gjakova ”Ippon” Pejë
Kategoria -70 kg
1.Laura Fazliu “Ippon” Pejë
Kategoria -78 kg
1.Toska Zijade “Ippon” Pejë
Kategoria +78 kg
1.Ruvejda Llonqari “Ippon” Pejë./21Media

Back to top button