Pejë, një vajzë bie në lumin Bistrica

Një vajzë ka rënë në lumin Bistrica.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova.
Rugova ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 11:15, ku një vajzë ka rënë në lum.
Sipas Rugovës, ajo është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërgaur në Spitalin e Pejës.
“Rreth orës 11:15, Policia është njoftuar se tek ish-tregu i gjelbërt një vajzë ka rënë në lum. Personi në fjalë është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, por është jashtë rrezikut për jetën. Njësitet policore po merren me rastin dhe ndodhin në vendin e ngjarjes, në spital për të kuptuar se si ka ardhur deri te kjo”, u shpreh Rugova./21Media

Back to top button