Prapaskenat nuk janë edhe aq romantike, Albani publikon një pjesë të klipit të ri me Miriamin

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani së shpejti do të publikojnë këngën e re e cila sipas paralajmërimeve të tyre do të quhet “Dalëngadalë”.
Albani ka publikuar një video nga prapaskenat e xhirimit të klipit.
Këngëtari shihet se duke i bërë “prank” gruas së tij. “Prapaskenat nuk janë edhe aq romantike”, është përshkrimi që ka lënë mbi video.
Ky projket vjen pas pak ditësh që Albani publikoi këngën “Isabel”.
Këngëtarët janë të martuar prej vitesh dhe janë prindër të dy fëmijëve, Amelias dhe Duamit./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)


 

Back to top button