Pele ende i shtruar në spital

Pele vazhdon të marrë trajtimin e kimioterapisë për një tumor në zorrën e trashë.
Legjenda 81-vjeçare braziliane u shtrua për një seancë për tumorin e tij më 13 shkurt dhe është mbajtur për shkak të infeksionit urinar. Ndërsa gjendja e tij mbetet e qëndrueshme, ai gjithashtu thuhet se “po lufton për të ngrënë ose për të fjetur”.

“Gjatë qëndrimit të tij janë kryer ekzaminime rutinë, të cilat kanë treguar për praninë e një infeksioni urinar, fakt i cili ka zgjatur qëndrimin e pacientit në spital”, raportojnë mediat e huaja.
Ai pritet të nxirret nga spitali në ditët në vijim, por ende nuk është caktuar një datë./21Media
Back to top button