Pendarovski: Intervistën në TV21 e shtyva për shkak të regjimit të posaçëm rreth televizionit

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka dënuar protestat e dhunshme para Kuvendit.
Ndërkaq, intervista me presidentin që ishte parashikuar sonte për në orën 21:30 drejtpërdrejt në TV21 është shtyrë për arsye sigurie.
Përkatësisht, TV21 ndodhet në afërsi të Kuvendit, ku sonte situata ka dalur jashtë kontrollit dhe protestat janë bërë të dhunshme.
“Intervistën e sotme në TV21 e kemi shtyrë për faktin se është vendosur një regjim i posaçëm i qarkullimit rreth televizionit, i cili ndodhet në afërsi të Kuvendit. “Me këtë rast dua ta dënoj dhunën si metodë në politikë që nuk duhet të ketë vend në demokracitë moderne”, ka shkruar Pendarovski në Facebook./TV21
 

Back to top button