Tre punonjës të MPB-së përfundojnë me lëndime

Në Klinikën Universitare të Sëmundjeve Kirurgjike “Sh. Naumi i Ohrit” janë shtruar tre policë të lënduar lehtë nga protestat e sotme kundër propozimit francez para Kuvendit të Maqedonisë, ka konfirmuar për MPB-në drejtori i Klinikës Universitare i Sëmundjeve Kirurgjike “Sh. Naum i Ohrit, Nermin Shaqiri.
“Duke qenë se aparatet rëngen nuk janë duke punuar, zyrtarët policorë janë dërguar për imazhe në Qendrën Klinike, por nuk kanë pasur lëndime të rënda”, ka thënë Shaqiri.
Pas rreth 2 orësh para Kuvendit protestuesit janë larguar nga policia. Për momentin janë rreth dhjetëra protestues që janë larguar në drejtim të sheshit të Shkupit. Situata është e qetë, ndërsa dëmet që lanë pas janë të konsiderueshme para Kuvendit dhe Ministrisë së Jashtme.
Kujtojmë se gjatë gjithë kohës së protestave janë hedhur gurë, vezë dhe mjete piroteknike në drejtim të këtyre objekteve shtetërore./TV21

Back to top button