Pendarovski: Jemi larg Ohrit, vendit i duhet koncept i ri politik

Marrëveshja e Ohrit duhet të jetë rrezon për zhvillimin dhe jo pengesën e Maqedonisë së Veriut, kështu u shpreh mes të tjerash presidenti Stevo Pendarovski për 20-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.
Tregoi rëndësinë dhe rezultatet nga zbatimi i kësaj Marrëveshjeje.
“Ndër vitesh një fjali të rëndësishme të Marrëveshjes, ngadalë e kemi harruar. Në preambulën e saj, ku sqarohet se pse është arritur, qartë thuhet se bëhet fjalë për Marrëveshje kornizë për ardhmërinë e demokracisë së Maqedonisë, por edhe për zhvillim të raporteve të integruara me shoqërinë euro-atlantike. Për këtë, në vitin 2005 kemi edhe vërtetim praktik. Statusin e kandidatit për Bashkimin Evropian e fituam para se gjithash për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit”, tha Pendarovski.
Por porositi se Maqedonisë i duhet koncept i ri politik, pasi siç tha, jemi mjaftueshëm larg Ohrit që të ndjejmë efektin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
“Nuk kam dilemë se vendit nuk i duhet koncept politik i ri brenda dhe jashtë, sepse i vjetri është etabluar në vitin 1991 dhe pas 2001 ofron potencial për zhvillim”.
“Mjaftueshëm jemi larg Ohrit që ta dimë rëndësinë dhe efektin praktik të zbatimit të tij. Ku ishim para 20 vjetësh dhe ku jemi tani?”, pyeti Pendarovski./TV21

Back to top button