Pensionohet infektologu Salih Ahmeti

Infektologu Salih Ahmeti ka festuar ditëlindjen e tij të 65-të, bashkë me kolegët e tij në të Klinikës Infektive.
Me rastin e pensionimit të tij, kolegët e kanë falënderuar për mësimet profesionale që kanë marrë nga ai.
Ahmeti ka festuar ditëlindjen e tij të 65-të, bashkë me kolegët e tij të Klinikës Infektive.
Pamje nga kjo festë ka publikuar kolegu i tij, Fitim Havolli.
”Ne i themi faleminderit për gjitha mësimet profesionale e morale që n’a i dhurove për gjatë gjithë këtyre viteve në punë e përkushtim ndaj kolegëve dhe gjithë pacientëve. Urime Prof.dr.Salih Ahmeti”, ka shkruar Havolli në Facebook.
Infektologu Ahmeti gjatë pandemisë ishte i përkushtuar në punën e tij dhe i gatshëm për tu dalë në ndihmë gjithë atyre që patën nevojë./21Media
Back to top button