Hendbollistet e Samadrexhës vazhdojnë në Superligë

KHF Samadrexha do të paraqitet në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në edicionin e ardhshëm.
Samadrexha sot në ndeshjen e plejautit mposhti KEK-un me rezultatin 32:25. Ndeshja u luajt në Istog.
Samadrexha përfundoi edicionin në vendin e nëntë në Superligë dhe vazhdon në elitë.
KEK-u ishte i dyti në Ligën e Parë, ku do të luaj edhe edicionin e ardhshëm.
Në elitë është promovuar Dukagjini. Kurse nga Superliga janë larguar Ulpiana, Vjosa dhe Drita./21Media

Back to top button