BimBimma kujton performancën e parë në mediat shqipfolëse, “Afrim Roboti” live në RTV21

BimBimma është ndër artistët, që me stilin e veçantë ka bërë për vete publikun shqiptar. Ai njihet për hite ndër vite, derisa edhe pas 20 vitesh nga publikimi, është i paharruar hiti i grupit “Nr”, “Afrim Roboti”, pjesë e së cilit ka qenë BimBimma.
E pikërisht me këtë këngë rep-artisti e ka bërë performancën e parë live në media shqipfolëse, në ShowFest 2002, i cili është transmetuar në Radiotelevizionin 21.
Së fundmi, BimBimma e ka kujtuar këtë performancë live, me ç’rast ka shkruar se ka qenë fillimi Rap-it në shqip, shkruan rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BimBimma (@nrbim)


BimBimma (Burim Kursani )është këngëtar dhe autor këngësh. Ai është një ndër reperët e parë dhe të vetëm urban, në skenën e Hip Hop-it kosovar. Interesi i tij ndaj Hip-Hop-it është shfaqur qysh në moshën 14 vjeçare, në vitin 1997. Nga masa ka filluar të njihej nga fillimi i vitit 2000. Por, suksesin e vërtetë e ka arritur si pjesë e grupit që ka ndryshuar rrjedhat e Hip-Hop kulturës në Kosovë, grupi “.NR.” (urbaNRoots). Nuk ka asnjë dashamirë të Hip-Hop-it kosovar që nuk i njeh rreshtat e këngës “Afrim Roboti”, pjesë e albumit “E Gjeli” që është promovuar në vitin 2002 në Kosovë e jashtë vendit. Pas ndarjes me grupin, BimBimma ka vazhduar dhe vazhdon të japë kontributin e tij, duke marrë pjesë nëpër festivale lokale dhe ndërkombëtare, duke u angazhuar me projekte që kanë të bëjnë me Hip Hop kulturën dhe duke bashkëpunuar me artistë vendas dhe të huaj./21Media

Back to top button