Pentagoni njofton një ndihmë shtesë për Ukrainën

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi një ndihmë shtesë prej 1.1 miliardë dollarësh për sigurinë për Ukrainën nën Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, që do të thotë se paratë do të shpenzohen për prodhimin dhe sigurimin e armëve të reja për Ukrainën. Këto armë nuk do të vijnë drejtpërdrejt nga rezervat ekzistuese të armëve amerikane.
Tetëmbëdhjetë sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë dhe municione të lidhura, janë të përfshira në paketë, thuhet në njoftim.
Paketa përfshin gjithashtu 150 automjete të blinduara me rrota me shumë qëllime të lëvizshmërisë së lartë, 40 kamionë dhe 80 rimorkio për “transportimin e pajisjeve të rënda”, radarë shtesë për sistemet ajrore pa pilot, ndër të tjera.
SHBA-ja ka dhënë më shumë se 16.2 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë për Ukrainën, që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt, thuhet tutje në njoftim./21Media

Back to top button