Pentagoni thotë se rusët po zhvendosin ukrainasit në Rusi kundër vullnetit të tyre

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka parë indikacione se rusët po zhvendosin ukrainasit në Rusi kundër vullnetit të tyre, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby gjatë një konference në Pentagon të hënën.
Kur u pyet në lidhje me deklaratat e qeverisë ukrainase se 1.2 milion ukrainas tani janë dëbuar në Rusi dhe po mbahen në kampus, Kirby u përgjigj: “Me siguri kemi parë indikacione se ukrainasit po zhvendosen nga Ukraina në Rusi”, përcjell rtv21.tv
Kirby nuk ka mundur të fliste për numrin total të ukrainasve të zhvendosur, sa kampe ka apo si duken, por ka thënë se ” kemi indikacione se ukrainasit po dërgohen kundër vullnetit të tyre në Rusi.
Kirby e ka quajtur veprimin të pandërgjegjshëm dhe jo sjelljen e një fuqie të përgjegjshme./21Media

Back to top button