Ekpozitë e veçantë fotografike nga grupi i Vishegradit

Ambasada e Hungarisë në Prishtinë ka njoftuar për një ekpozitë të veçantë fotografike, e cila mund të hapet edhe në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës nga data 13 deri më 17 maj.
Grupi i Vishegradit (Hungaria, Slovakia, Republika Çeke, Polanda dhe Kosova ( V4) është një aleancë rajonale 30-vjeçare në Evropën Qendrore, si dhe një rajon gjeografik me një trashëgimi të pasur kulturore dhe thesare spektakolare natyrore.
Vendet V4 bashkëpunojnë për të çuar përpara interesat e tyre të përbashkëta në Bashkimin Evropian, për të mbështetur stabilitetin në fqinjësinë e tyre dhe për të promovuar rajonin globalisht.
Me moton “Ringarkimi i Evropës”, Presidenca e Hungarisë 2021/2022 e Grupit të Vishegradit synon të mbështesë rinisjen ekonomike pas pandemisë në rajon, me një fokus të fortë në qëndrueshmërinë, politikën klimatike dhe tranzicionin ekonomik të gjelbër.
Pikërisht në këtë frymë kjo ekspozitë hedh dritë mbi bukuritë e natyrës në rajonin V4, të cilat ne përpiqemi t’i ruajmë për brezat e ardhshëm.
Të tregosh bukurinë natyrore të katër vendeve në 60 fotografi është një detyrë pothuajse e pamundur. Por tani, me kërkesë të Ministrisë Hungareze të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, fotografët më të mirë të natyrës nga 4 vende kanë marrë sfidën.
Ministria kërkoi nga naturArt hungarez, Shoqata e Fotografëve Hungarez të Natyrës, që të organizojë dhe koordinojë projektin.
Shoqatat më të mëdha të fotografëve të natyrës në vendet e Vishegradit u përfshinë në përzgjedhjen dhe sigurimin e imazheve.
Fotografia e natyrës është një përvojë e mrekullueshme. Për të kapur momentet më të bukura të natyrës, fotografët duhet të dinë të gjitha karakteristikat e kafshëve, bimëve ose peizazheve, sjelljen e tyre dhe ndryshimet në kushtet e dritës. Ata duhet të bëhen pothuajse një me mjedisin, sepse vetëm kështu mund të bëjnë foto të mira pa e shqetësuar natyrën. Për shumë prej tyre, bërja e një fotoje është dytësore, kryesorja është të jesh në natyrë si pjesë e natyrës dhe të përjetosh ndjesitë e mrekullueshme që mund të ketë vetëm një shëtitës.
Shumë nga anëtarët e katër shoqatave të fotografëve të natyrës janë bërë të famshëm në mbarë botën si fotografë të natyrës.
naturArt- Shoqata e Fotografëve Hungarez të Natyrës./21Media

Back to top button