Pep Guardiola me mesazh për Sergio Agueron

Trajneri aktual i Manchester Cityt, Pep Guardiola i ka dërguar një mesazh yllit argjentinas, Sergio Agueros.
Argjentinasi Aguero, i cili ishte pjesë e Cityt para se të kalonte te katalanasit do të mungojë për tre muaj pasi u diagnostikua me një aritmi, pas dhimbjeve në gjoks në ndeshjen e së shtunës.
Më poshtë mesazhi i Guardiolës drejtuar Agueros:
“I dërgova një mesazh atij. Ishte një lajm i vështirë për familjen e tij dhe për të gjithë. I urojmë një shërim të sigurt, pa marrë parasysh sa kohë do të zgjasë. Ai është në duar të mira. Nëse ka mundësi të luajë sërish, aq më mirë, por duhet të jetë i kujdesshëm për gjithë jetën”.

Back to top button