Për 1 muaj, rreth 800 mijë persona vizituan Kosovën

Përkundër pandemisë dhe masave kufizuese, në Kosovë për festat e fundvitit ka pasur mjaft vizita. Vetëm gjatë muajit dhjetor të vitit që lamë pas, në Kosovë kanë hyrë qindra persona.
Policia e Kosovës për rtv21.tv ka bërë të ditur se nëpër të gjitha pikëkalimet kufitare të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, në Republikën e Kosovës kanë hyrë 781 mijë e 221 persona.
Ndryshe, në muajin dhjetor 2021, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se çdo qyetetar që hynë në Kosovë duhet ta ketë ceritifikatën e vaksinimit të plotë. Sipas ministrit, kur personi është i vaksinuar vetëm me një dozë, do të kërkohet testi negativ ose dëshmia se ai person ka kaluar Covid-19. Ai ka deklaruar nga 03 janari 2022 për qytetarët që do të hyjnë në Kosovë do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë tani për tani nuk do të marrë vendim për ashpërsimin e masave anti-COVID, ndonëse, në Kosovë që nga fillimi i vitit 2022 ka rritje të dukshme të rasteve me Covid-19. Për rtv21.tv Ministria e Shëndetësisë dje bëri të ditur se aktualisht po zbatohen masat, të cilat janë në fuqi dhe se ende nuk kanë marrë ndonjë rekomandim për ashpërsimin e tyre./21Media

Back to top button