Për 24 orë Policia konfiskon 76 patentë-shoferë

Brenda 24 orëve Policia e Kosovës ka konfiskuar 76 patentë-shoferë. Policia përmes një njoftimi të bërë për media ka njoftuar se i kanë rritur aktivitetet për parandalimin e aksidenteve në trafik.
Ata i kanë ngritur 547 pika të kontrollit.
“Apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore”, thuhet në njoftimin e Policisës./21Media