Për 50 minuta në magjistralen Prishtinë-Pejë ndodhen gjashtë aksidente

Nga ora 16:00 deri në 16:50 sot në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në një distancë prej 1km (Koreticë, Parku i Biznesit) kanë ndodhur gjashtë aksidente trafiku.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi për portalin rtv21.tv ka treguar se në këto aksidente kanë mbetur të lënduar gjashtë persona dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Krasniqi ka deklaruar se në dy aksidente janë përfshirë nga tri vetura, kurse në katër aksidente tjera janë të përfshira nga dy vetura.
“Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në një distancë prej 1km (Koreticë, Parku i Biznesit) në një interval kohorë prej 50 min (16:00-16:50), kanë ndodhur gjashtë aksidente trafiku. Në dy aksidente janë përfshirë nga tri vetura, kurse në katër aksidente tjera janë të përfshira nga dy vetura. Nga këto aksidente, gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Krasniqi.
Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin e vend-ngjarjes./21Media

Back to top button