Shi edhe javën e ardhshme në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e ardhshme pritet të fillojë me reshje shiu të intensitetit të dobët deri në mesatar, derisa nga e marta, reshjet pritet të intensifikohen.
Bëhet e ditur se reshjet do të vazhdojnë dhe se të enjten në vise të larta parashihet të ketë edhe reshje bore, pasi që atje temperaturat do të jenë rreth zeros.
“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditë do të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e Insitutit./21Media