Për arratisjen e një të burgosuri suspendohen dy zyrtarë korrektues

Reagon SHKK

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se ka ngritur komision hetimor lidhur me rastin e arratisjes së dënuarit me inicialet M. K, me ç’rast i ka suspenduar dy zyrtarë korrektues.

“SHKK ka marr vendim për largimin e përkohshëm deri në përfundim të hetimit të dy zyrtarëve korrektues, L.R dhe B.H. Ky vendim do të mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Dje rreth orës 18:00, i burgosuri M.K ishte larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës. Ai ishte i dënuar me shtatë muaj për veprën penale, sulm ndaj personit zyrtar./21Media

Back to top button