Kurti: Drejtësia për Monin e Arbenin ende mungon

​Homazhe te pllaka e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt

Në 13 vjetorin e vdekjes së Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me një pjesë të kabinetit të tij, familjarë dhe qytetarë të tjerë kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Kurti tha se para 13 vjetësh protestuan me shumë të drejtë kundër diskriminimit në paketën e Ahtisaarit. Sipas tij, protestat e drejta sikur ajo e 10 shkurtit 2007 avancuan drejtësinë në vend.

Kryeministri Kurti në fund theksoi se drejtësia ende mungon për Monin e Arbenit duke thënë se UNMIK-u duhet të jep përgjegjësi për vrasjen e tyre.

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut, 13 vjet më parë./21Media

Back to top button