Për çdo blerje të vajit Floil ndihmoni dikë në nevojë – kampanja e Floil afër shoqatës Down Syndrom Kosova

Përmes fondacionit të krijuar sëfundmi, Floil Cares, i cili për qëllim ka ndihmesën e komuniteteve në nevojë, Floil ka krijuar kampanjën 1 cent – Dhuro pak, ndihmo shumë!

Kjo kampanjë synon të mbledhë 1 cent nga çdo blerje e vajit Floil, dhe me paratë e mbledhura të ndihmojë anëtarët e Shoqatës Down Syndrome Kosova.

Për këtë kampanjë së fundmi është lansuar edhe një reklamë sensibilizuese e cila përmes imazheve të shkurtëra dhe narracionit emocionues përçon qartë mesazhin se pse duhet të kontribuojmë e ndihmojmë komunitetet në nevojë, e në këtë rast shoqatën Down Syndrome Kosova.

Fondacioni Floil Cares vazhdon të punojë në krijimin e kampanjave të reja bamirëse për të ndihmuar dhe përkahur të gjitha komunitetet në nevojë në Kosovë.

Back to top button
close button