Për çfarë u pajtuan Haradinaj dhe Rama?

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar lajmin se Shqipëria ka pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për strehimin e afganëve, që u rrezikohet jeta nga talebanët.
Rama ka thënë se edhe Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht SHBA-së, nëse kjo e fundit kërkon të strehohen qytetarë afganë.
“Nuk e di nëse amerikanët i kanë kërkuar edhe Kosovës të strehojë afganët që u ekspozuan si miq dhe mbështetës të ushtrive aleate; uroj që në rast se po, qeveria e Kosovës të përgjigjet pozitivisht, për nderin e saj e të Kosovës sigurisht”, ka shkruar Rama në Facebook.
Në një ‘mendje’ me kryeministrin e Shqipërisë është kreu i  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se Kosova duhet t’i strehojë afganët dhe t’i qëndrojë pranë SHBA-së.
“Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë dhe të jetë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç ishin ata pranë nesh, kur riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media
 
 
 

Back to top button