Për çfarë veprash vuajnë dënimin gratë në burgjet e Kosovës

37 nga 1 mijë e 751 të burgosur janë gra të cilat janë privuar nga liria, për shkak se kanë kryer vepra të ndryshme penale dhe për të cilat tani po vuajnë dënimet në burgjet e vendit. Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se aktualisht numri i të burgosurve është 1 mijë e 751, prej tyre 1 mijë 120 janë të dënuar, ndërsa 631 janë të paraburgosur.
Prej tyre 1 mijë e 713 janë burra, 37 gra dhe 55 fëmijë.
Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi për portalin rtv21.tv, ka treguar për veprat që më së shpeshti akuzohen gratë dhe për të cilat vuajnë dënim me burg.
“Veprat me të cilat akuzohen të burgosurat, janë veprat penale: Vrasje e rëndë, Vjedhje, Lëndim Truporë, Prostitucion, Kanosje, Dhunë në Familje, Keqpërdorim i detyrës Zyrtare, Trafikim me Njerëz, etj”, ka thënë Gashi.
Ndërsa, narkotik, grabitje, vjedhje, mashtrim me subvencione (marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, falsifikim i dokumenteve, keqpërdorim i detyrës zyrtare), vrasje, dhunë në familje dhe lëndim trupor, janë veprat më të shpeshta të 1 mijë e 751 personave që tani vuajnë dënim në burgjet e Kosovës./21Media

Back to top button